Hedhja poshtë e argumenteve të atyre që thonë se hadithet ahad nuk mund të përdoren si dëshmi për akide

Hedhja poshtë e argumenteve të atyre që thonë se hadithet ahad nuk mund të përdoren si dëshmi për akide

Omer el Eshkar

 

Dijetarët i hodhën poshtë, ata të cilët nuk pranuan se hadithet ahad mund të përdoren si prova për çështjet e akides:

  1. a) Mendimi se hadithet ahad nuk mund të përdoren për t’u vërtetuar çështjet e akides, është një mendim i shpikur, i cili nuk ka bazë në sheriat. Çdo mendim i tillë duhet të refuzohet.
  2. b) Mendimi i tyre (se hadithet ahad nuk mund të përdoren si dëshmi), është akide në vete. Megjithatë ata duhet të sjellin prova të qarta për pohimin e tyre, por ato ju mungojnë.
  3. c) Nëse do të kishte pasur ndonjë dëshmi të prerë se hadithet ahad nuk mund të përdoren për t’i vërtetuar çështjet e akides, sahabët do ta dinin atë dhe do të na tregonin, mirëpo ata nuk e thanë atë, e as ata që erdhën pas tyre.
  4. d) Ky mendim bie në kundërshtim me metodologjinë e përdorur nga sahabët, ku secili e pranonte nga dikush tjetër atë që i tregohej prej të Dërguarit a.s. dhe nuk dyshonte në të. Ata nuk e mohonin atë që u tregonte vëllai i tyre për shkak se hadithi që po transmetonte ishte ahad.
  5. e) Dëshmia që tregon se është obligim të pranohen provat nga Kur’ani dhe Suneti, i referohet edhe akides edhe ahkamit. Asgjë nuk e mbështet idenë se provat duhet të vlejnë vetëm në rastin e ahkamit dhe jo edhe për akiden nëse hadithet janë ahad.
  6. f) Allahu e urdhëroi të Dërguarin a.s. ta përcjellë porosinë në mënyrë të qartë. Porosia e qartë mbështetet në dëshmi dhe është e kuptueshme. Nëse hadithet ahad do të konsideroheshin dëshmi të pamjaftueshme, atëherë nuk do të arrihej përcjellja e porosisë.
  7. g) Nëse shikojmë historinë e haditheve nga koha e sahabëve, vërejmë se sahabët i dëgjuan ato drejtpërdrejt nga vet i Dërguari a.s. sepse derisa ato u përpiluan në formë të shkruar, hadithet u transmetuan si hadithe ahad dhe atyre që u arritën hadithet mutevatir ishin të paktë. Edhe ata të cilët i dëgjuan hadithet mutevatir ua përcollën ato të tjerëve, në këtë rast një hadith mutevatir që transmetohej nuk e arrinte shkallën e sigurisë (saktësisë), sepse kur ky person e transmetonte atë, ai ishte hadith ahad.
  8. h) Mendimi se hadithet ahad nuk mund të përdoren për akide, por mund të përdoren për ahkam (rregulla) tregon edhe një tjetër të metat e atyre që e bartin atë. Nëse hadithi ahad nuk do të mund të përdorej për akide, atëherë ai nuk do të mund të përdorej as për ahkam (rregulla).
  9. i) Usulijinët nuk u pajtuan me këtë mendim siç tregon Shejh Sheltuti. Imam Maliku, Shafiu, shokët e Ebu Hanifes, Davud ibn Ali dhe shokët e tij si Ibn Hazmi thanë se hadithet ahad e arrijnë shkallën e saktësisë. Këtë mendim e mbronin edhe El-Husejn ibn Ali el-Karabesi, El-Harith ibn Asad el-Muhasibi dhe El-Kadi Ebu Ja’la nga hanbelitë.

 

Burimi: Tezkije.com