Studiuesit dhe historianët e Universitetit të Birminghamit deklarojnë se kanë gjetur fragmentet më të hershme të njohura deri më tani nga libri i shenjtë i Islamit, Kur`ani.
Sicc bën të ditur Top Channel, duke iu referuar BBC-së, analizat me radiokarbon i dorëshkrimit tregojnë se bëhet fjalë për një dokument mbi 1370-vjeçar.
Dorëshkrimi ka qendruar për më shumë se një shekull në arkivat e Universitetit të Birminghamit së bashku me një koleksion dorëshkrimesh dhe librash nga Lindja e Mesme dhe askush nuk ishte në dijeni të rëndësisë së tij.
Gjithçka nisur kur një studiues dhe njohës i mirë i këtyre dorëshkrimeve kërkoi që t’i bëhej një testim radiokarboni dhe rezultati ishte mbresëlënës.
Susan Worral, pjesë e bordit drejtues të bibliotekës, thotë se studiuesve nuk u shkonte ndërmend as në ëndrra që bëhej fjalë për një tekst kaq të lashtë.
“Të zbulosh që kemi një prej fragmenteve më të hershme në botë të Kur`anit është shumë emocionuese”, thotë ajo.
Teksti është i shkruar në lëkurën e një delje ose dhie. Metoda e përcaktimit të kohës së shkrimit me radiokarbon siguron një saktësi më të lartë se 95 përqind. Kjo do të thotë që dorëshkrimi i përket një periudhe nga mes viteve 568-645.
“Dorëshkrimi na çon pas në kohë, në vitet e lindjes së Islamit. Sipas traditës myslimane, Profeti Muhamed mori shpalljet dhe e promovoi Kur`anin ndër njerëz e popuj mes vitit 610 dhe 632, viti i vdekjes së tij”, thotë David Thomas, profesor i Krishtërimit dhe Islamit në Universitetin e Birminghamit.
Thomas thotë se të dhënat sugjerojnë që personi që ka shkruar këto dorëshkrime me gjasa ka qenë gjallë në kohën e Profetit Muhamed.
“Mund ta ketë njohur, mund ta ketë parë, mund të ketë dëgjuar predikimet e tij. Mund ta ketë njohur personalisht”, thotë ai.
Drejtuesit e Universitetit të Birminghamit thonë se do të vendosin për ekspozim publik fragmentet në fjalë.

Në këtë foto janë marr disa ajete për bazë për t’u krahasuar me kopjen e Kuranit e cila sot gjendet në duart tona ku pa asnjë mëdyshme konfirmohet se nuk ka asnjë dallim në asnjë nga shkronjat e Kuranit.
Vjen një pyetje e rëndësishme:
Nëse gjetëm Kuranin më të vjetër i cili është shkruar vetëm disa vite pas Profetit Muhamed, dhe para duarve tona kemi kopjen e fundit e cili është korrespondent me atë më të vjetrin, ndërkohë që në Kuran kemi mrekulli të cilat shkenca vetëm se në shekullin e fundit ose parafundi i ka zbuluar atëherë pse ende diskutojme se a është apo jo Islami feja e vertete?!