Bazuar në deklarimet e faqes “Xhamitë e Tiranës”, faqes “Alternativa Rinore Islame” të cilat drejtpërdrejt ndjekin aktivitetin e xhamisë Dine Hoxha në Tiranë, si dhe vet konfirmimit te Imamit të asaj xhamie, Hoxhë Ahmed Kalasë, vetëm në Ramazanin që lamë pas (1436-2015) në xhaminë në fjalë pranuan Islamin rreth 15-20 vetë.
Kjo nuk është hera e parë që një numër kaq i madh individësh pranon Islamin në Dine Hoxhë; kështu edhe viteve të kaluara thuajse ne çdo ditë të ramazanit por edhe jashtë tij pranojnë Islamin persona të ndryshëm kryesisht të rinj.
Deklarimin e shehadetit e bëjnë edhe në shumë xhami të tjera të Shqipërisë dhe Kosovës, ku vlen të përmendet edhe pranimi i Islamit nga shumë të huaj që vizituan vendet tona.
Falënderojmë Zotin që na udhëzoi dhe na bëri shkak për udhëzimin e të tjerëve.
Burimi: www.FejaeVertete.com