Pse Islami ? – Laurence B. Brown, MD

Le të flasim seriozisht. Gati të gjithë jomuslimanët fillojnë të studiojnë për Islamin, pasi që të jenë lodhur nga studimi i religjioneve tjera të cilat i konsiderojnë si “më” te vërteta.

Vetëm pasi të lodhen dhe te zhgënjehen nga religjionet të cilat janë të njohura për ta, siç janë Jehudizmi, Krishterimi dhe të gjitha “izmat” e tjera (budizmi,taoizmi,hinduizmi) vetëm atëherë ata vendosin të studiojnë Islamin.

Ndoshta religjionet e tjera nuk mund tu përgjigjën pyetjeve.
Le të flasim seriozisht. Gati të gjithë jomuslimanët fillojnë të studiojnë për Islamin, pasi që të jenë lodhur nga studimi i religjioneve tjera të cilat i konsiderojnë si “më” te vërteta. Vetëm pasi të lodhen dhe te zhgënjehen nga religjionet të cilat janë të njohura për ta, siq janë Jehudizmi, Krishterimi dhe të gjitha “izmat” e tjera(budizmi,taoizmi,hinduizmi) vetëm atëherë ata vendosin të studiojnë Islamin.

Ndoshta religjionet e tjera nuk mund tu përgjigjen pyetjeve më të rëndësishme të jetës, si p.sh “Kush na krijoi?” dhe “Përse jemi këtu ?”. Ndoshta fetë e tjera nuk janë në gjendje të shpjegojnë se përse kjo jetë është kaq e padrejtë, pasi që këtë e krijoi një Krijues i drejtë dhe i ndershëm. Por cilado që të jetë arsyeja shumica e jomuslimanëve fillojnë të kërkojnë një zgjedhje të fundit. Dhe ajo “zgjedhje e fundit” është Islami.

Tani muslimanët sdo të dëshironin që për Islamin të them “zgjedhje e fundit”. Por kjo është e vërteta. Edhe pse muslimanët përbëjnë një të katërtën e popullsisë botërore, shpifjet që i bëhen Islamit nga media jomuslimane bëjnë që vetëm një numër i vogël i jomuslimanëve ta shikojnë Islamin me një vështrim pozitiv. Kështu që, është gjë normale që Islami të jetë dera e fundit të cilën e provojnë kërkuesit e të vërtetës.

Problemi tjetër të cilin e hasin ata te cilët e kërkojnë të vërtetën është që deri sa arrijnë ata tek Islami, mendja e tyre tanimë është bërë shumë skeptike dhe ata mendojnë gjëra si : Nëse çdo libër i dhënë nga Zoti është i ndryshuar dhe i korruptuar, pse duhet që “Libri” i muslimanëve të jetë më ndryshe nga librat e tjerë të cilët i kemi lexuar me parë? Dhe nëse njerëzit i kanë ndryshuar librat e tjerë, si ka mundësi që ata nuk e kanë ndryshuar edhe “Librin” e muslimanëve?
Kjo përgjigje është shumë e thjeshtë, mirëpo duhen shumë libra për ta shpjeguar atë. Përgjigja e shkurtë është: Zoti ekziston. Ai është i drejtë dhe i ndershëm, dhe Ai dëshiron që ne ta fitojmë Xhenetin (Parajsën). Mirëpo, Zoti na ka vendosur në këtë jetë të përkohshme, që të na sprovojë, dhe ti ndaj ata që e meritojnë atë Parajsë, nga ata qe nuk e meritojnë. Dhe ne do të ishim të humbur nëse çdo të ishim nën kujdesin e Zotit tonë. Shtrohet pyetja “PERSE?”, kjo vjen për arsye se ne nuk do të dinim çfarë kërkon Krijuesi nga ne. Ne nuk do të mundnim të lundrojmë nëpër valët e kësaj jete pa ndihmën dhe udhëheqjen e Tij, për këtë arsye Ai na ka dhënë udhëzimin me anë të një Libri.

Siç e dimë të gjithë, fetë e mëparshme janë korruptuar dhe ndryshuar (nga udhëheqësit fetarë, të cilët i ndryshuan ato për përfitime personale), dhe kjo është njëra ndër arsyet se pse ekziston ky zinxhir i shpalljeve. Pyeteni veten: A nuk do të dërgonte Zoti një shpallje tjetër nëse shpalljet e mëparshme janë korruptuar?? Nëse shpalljet e mëparshme janë të korruptuara, njerëzve do tu nevojitet një shpallje tjetër, që ti udhëzojë ata në rrugën e drejtë të cilën e ka zgjedhur Ai për ata.

Pra nëse shpalljet e mëparshme janë ndryshuar, ne do të duhej të pritnim për një shpallje të fundit e cila do të ishte e pastër dhe e pandryshuar nga njerëzit, sepse ne nuk do të mund të imagjinonim se Zoti i cili na krijoi dhe na do, do të na linte neve të humbur. Ajo të cilën e dimë ne është se Zoti na dha neve një libër, dhe njerëzit e ndryshuan atë; Zoti na dha një libër tjetër, dhe njerëzit përsëri e ndryshuan atë… përsëri e përsëri. Përderisa Zoti na dërgoi neve një Libër të fundit dhe na premtoi që do ta rruajë atë deri në ditën e fundit.

Muslimanët e konsiderojnë se ky Libër i fundit është Kurani i Shenjtë. Ndërsa jomuslimanët e konsiderojnë këtë si…. një çështje për të cilën duhet të interesohen. Pra lë të kthehemi te fillim i këtij artikulli: Pse Islami? Pse duhet të besojmë se Islami është feja e vërtetë, feja e cila e posedon Shpalljen e fundit?
Disa mund të përgjigjen: Besomë mua; Unë e di; Sepse kjo është e vërteta, dhe gjëra të tjera si këto përgjigje, mirëpo unë mund të të them vetëm një gjë,
Mos më beso mua – mirëpo besoi Krijuesit. Lexoje Kuranin, lexo libra dhe gjëra të tjera të cilat kanë të bëjnë me Islamin. Mirëpo çfarëdo që të bësh, filloje menjëherë dhe drejtoj lutje Krijuesit që të të udhëzojë.
E di kjo nuk është një çështje nga e cila varet jeta jote, mirëpo të garantojë që kjo është një gjë nga e cila  varet shpirti yt.

Përktheu dhe përshtati: Kushtrim Thaqi

Burimi: http://www.islamreligion.com

Ekskluzivisht për:  http://www.fejaevertete.com