FEJA ISLAME – A është përhapur me forcë?

Nga Senad Maku

FEJA ISLAME – A është përhapur me forcë?

Për Islamin dhe çështjet e përhapjes së tij është folur vetëm në kontekstin negative. Një zhurmë e padëgjuar bëhet sot në botë kundër Islamit, duke ia mveshur atij të gjitha të zezat që kanë ndodhur e sidomos që ndodhin gjatë kohës që po kalojmë. Prandaj në përgjithësi, gjithçka thuhet e shkruhet për të, qoftë nga individët, në materiale të botuara si gazeta, revista, libra, në media elektronike etj., duke ia mveshur Islamit gjithçka që në fakt nuk i ka si p.sh.: duke e cilësuar si kulturë e civilizimit të prapambeturisë, fe që pengon modernizimin, pengon lirinë e të menduarit dhe të shprehurit, si religjion dhune, fe fanatike, afriko-aziatike, apo më mirë fe e Lindjes, duke harruar të shkretët, si fetë e tjera si p.sh.: krishterimi apo hebraizmi kanë lindur e kanë ardhur po nga Lindja, përfundimisht sipas tyre Islami është fe e pasioneve të dobëta, si fe e përhapjes me shpatë, si aksident historik i popullit shqiptarë dhe “epitete” të tjera të ngjashme me këto.
Tek shqiptarët ndër akuzat kryesore që I bëhen Islamit predominon ajo që ka lidhje me përhapjen e tij me dhunë, në përgjithësi në botë, veçanërisht në trojet tona, fe që është imponuar nga pushtuesit dhe si rrjedhojë e kësaj propaganda, vijnë thirrjet primitive që na bëhen për tu rikthyer në “fetë e të parëve tanë”.
Mënyra e ftesës në Islam ka qenë larg nga gjakderdhja dhe përdorimi I shpatës. Rruga e përhapjes së fesë mbështetet mbi faktin se vet fuqia e ftesës së vazhdueshme në Islam është më e fortë se fuqia e shpatës. All-llahu I Lartësuar në librin e Tij të fundit Kur’anin thotë: “Nuk ka dhunë në fe” (Bekare 256), kurse në një ajet tjetër thotë: “Thirr (Muhamed) në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshilla të mira, dhe polemizo në mënyrë më të mirë. Vërtetë Zoti yt e di më së miri kush e ka devijuar rrugën e Tij dhe për ata që janë udhëzuar” (Nahl 125), “Thuaj atyre të cilëve u është dhënë Libri po edhe analfabetëve: a e keni pranuar Islamin? Nëse e kanë pranuar, e kanë gjetur rrugën, e nëse e refuzojnë, për ty është obligim t’i lajmërosh, All-llahu i sheh robërit e vet (dhe e di se çbëjnë) “. (Ali Imran 20)
Kjo është esenca e thirrjes Islame, e gjithë kjo është paqe, liri dhe zgjidhje, pa detyrim e pa dhunë. Është e vërtetë e pamohueshme se Islami nuk është përhapur me forcën e shpates, por është përhapur me forcën e bindjes me besimin e thellë të njerëzve në drejtësinë e tij. Po të mos ishte ashtu, si mund të shpjegohet hyrja e qindra milionëve në të nga populli Indian, Kinez, i himalajeve, i sumatrës (Indonezisë), ujdhesave të Indisë Lindore, Afrikës së Mesme? Ose, si besuan miliona njerëz në Rusi, Poloni, Lituani, në Veri të Evropës? A thua kanë arritur shpatat e muslimanëve në ato vende? Në vendet e përmendura Islami depërtojë falë misionarëve muslimanë, jo të armatosur me shpata, po me parime Islame, me tolerancë e bindje. (Dr. Mustafa Shek’a: vepra e cituar, fq.110 në Takvimi 2002 fq. 245 Prishtinë)
Në lidhje me hyrjen e të krishterëve në Islam pa presion ose dhunë, Tomas Arnoldi në veprin e tij paraqet letrën e patrikut Nastur Isho Iabh III që ia dërgoi Matran Semanit, kryepeshkopi i Farisit. Pasi shpreh brengosjen e tij për konvertimin e shumë të krishterëve Persianë në Islam: “Vërtetë Arabëve Allahu u dha pushtetin e dynjasë, sikur po e shihni edhe ju dhe po e dini këtë realitet. Megjithatë ata nuk e luftojnë besimin e krishterë, por, përkundrazi sillen mirë me fenë tonë, i nderojnë priftërinjtë tanë, kan konsideratë ndaj kishave dhe shtëpive që janë pronë e kishave. Atëher, pse e kanë lënë besimin e tyre populli i Mervit. Përkundrazi ata (arabët) u janë zotuar atyre të mbesin në atë që janë të sigurt (për vetën dhe pronën e tyre), duke e ndarë një pjesë të tregtisë për shtetin”. (Takvimi 2002 fq. 240)
Në lidhje me këtë çiro Truhelka thotë: “Është mendim i gabuar se Islami është përhapur me dhunë. Ekzistojnë argumente të shumta të cilat e demantojnë këtë. Unë mund të përmend vetëm një, e ai është se shekulli XIX nuk do të gjente asnjë të krishterë dhe asnjë kishë e manastir në Ballkan, sikur Islamizmi të përhapej me dhunë shtetërore”. (Sipas Muhamed Pirraku, tek Dituria Islame nr. 83 viti 1996 Prishtinë)
Shkencëtari anglez Tomas Karlajn i cili në veprën e vet “Mbi heronjtë”, shkruar në vitin 1840, ka thënë se: “Do të ishte i kotë çdo mendim për këtë botë,po që se e pranojmë se qindra million njerëz jetojnë e vdesin në të për diçka që do të ishte mashtrim, sharlatanizëm dhe intrigë, për diçka që do të ishte e pavërtetë, sepse e pavërteta mund të ngadhënjejë për një çast, mirëpo vetëm e vërteta mund ta ndezë botën, ashtu si e ndezi Muhamedi. Sekreti i fuqisë dhe i përhapjes së fes Islame qëndron në vërtetësinë e saj hyjnore dhe jo në shpatë, në të cilën insistohej në Europë si “argumentin” kryesorë kundër Islamit. Kjo nuk qëndron nga arsye të thjeshta, sepse edhe Islami kur u shpall, ishte zëri i një njeriu: një njeri i vetëm kundër të gjithë njerëzve! Që ai ta marrë shpatën dhe të përpiqet ta propagandojë fenë e vet me të, do të bënte shumë pak punë…” (Ali M. Basha “Islami në Shqipëri gjat shekujve” fq.19)
Kurse studiuesi i njohur i Islamit, Th. W. Arnold në “Thirrja në Islam” fq. 48 ka theksuar se: “Në bazë të raporteve toleruese të vendosura ndërmjet të krishterëve dhe arabëve musliman, mund të konstatojmë se forca nuk ka qen factor në kalimin e të krishterëve në Islam. Vetë Muhamedi ka lidhur aleancë me disa fise të krishtere dhe u përkujdes personalisht për mbrojtjen e tyre dhe sigurimin e lirisë së shprehjes së tyre fetare, duke ia lënë klerit ato të drejta dhe atë ndikim të cilin e kanë pasur më parë… nga shembujt e përmendur për tolerancën dhe liritë të cilat muslimanët ngadhnjimtarë ua kanë ofruar të krishterëve në shekullin e parë hixhrij dhe që kanë vazhduar edhe më tej gjatë brezave të ardhshëm, në të vërtetë mund të përfundojmë se fiset krishtere që kanë përqafuar Islamin, e kanë bërë atë vullnetarisht dhe lirisht. Kurse arabët e krishterë, të cilët edhe sot jetojnë në mesin e bashkësive të mëdha muslimane, janë dëshmitarë të kësaj tolerance”.
(Po aty fq. 19)

Islami ka hyrë edhe në Himalaje, Xhaveta, Sumarta, Brunei, Filipine e vende të tjera në mënyrë paqësore, pa u derdhur asnjë pikë gjaku. Mënyra e përhapjes së fes ishtë përmes tregtarëve musliman, të cilët ishin lidhur ngushtë me banorët e atyre vendeve, ose përmes misionarëve që ishin obliguar t’i shërbenin Islamit. Poashtu në Afrikë përhapja e Islamit u bë përmes misionarëve dhe tregtarëve. Misionarët musliman hasën mirëkuptim tek zezakët kur u tregonin atyre të vërtetat që kishin të bënin me raportin Allah-Njeri dhe se feja Islame është fe e natyrshme dhe e lehtë. Afrikanët përqafonin fenë Islame, duke e konsideruar fe që nuk bën dallim në mes të të bardhit e të ziut.
Këto janë disa nga shumë fakte e argumente të cilët e konfirmojn se Islami është përhapur falë vetë besimit, dëshirës dhe bindjes dhe jo me forc siç pretendojnë keqdashësit e fes.
Po të shikohen fetë e tjera, shihet detyrimi i tyre me dhunë që ta përqafonin sidomos fen e krishtere që qe bërë në mënyrë institucionale. P.sh.: “Sharl Leman- mbret I Francës I detyronte të gjithë ata që nuk ishin të krishterë me anë të shpatës ta pranonin krishterimin. Poashtu, Olafi- mbret i Norvegjisë I ekzekutonte të gjithë ata që refuzonin të hynin në fenë e Krishtit nga banorët vikanë (pjesa jugore e Norvegjisë), ose ia këpuste këmbët dhe duart. Gjithashtu, atje ishte një grup ekstrem që përhapnin krishterimin me forcë, të cilët e quanin veten “vëllezërit e shpatës”. (Takvimi 2002 fq. 243)
Gustav Lubuni në veprën e tij “Hadaretul Arabije” fq. 271 tregon se: “Në Spanjë muslimanët u përndoqen në mënyrë më barbare, si asnjëher më parë në histori, vetëm pse thoshin “Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe Muhamedi është I dërguar I Tij”. Këto ndjekje vazhduan deri më 1556 të udhëhequra nga inkuizicioni kishtar. Inkuizicionit iu bashkua edhe mbreti Filipi i dytë, I cili nxorri një ligj, sipas të cilit muslimanët që kishin mbetur në Spanjë, Brenda ditës duhej të braktisnin gjuhën e tyre, traditat e tyre, fen e tyre, emrat e tyre dhe gjithçka Islame. Pas këtij ligji diskriminues, ai nxorri edhe një dekret tjetër, me të cilin jepte urdhër që të rrënoheshin të gjitha hamamet (banjot publike, më se 900 sosh), me arsyetim se ato ishin gjurmë të pabesimtarëve! Kështu, u zhduk civilizimi Islam me largimin e muslimanëve nga Spanja”. (Po aty fq. 245)
Dhuna e aplikuar mbi jomuslimanët për ta përqafuar Islamin, që u ngjitet vet muslimanëve dhe vet Islamit, është vet shpifje e kulluar pa mbështetje faktike historike. Si përfundim të kësaj teme po e përmbylli me hadithin qëe transmeton Xherir nga Ibni Abasi, tregohet se një individ nga fisi beni Salim bin Avf, i quajtur El Hasin kishte dy djem të krishterë, ndërsa ai vet ishte musliman. Një ditë ai e paska pyetur Muhamedin a.s. nëse e kishte detyrë që t’ia impononte fëmijëve të pranonin Islamin, sepse ata nuk lëviznin nga feja e tyre e krishterë. Me këtë rast Allahu xh.sh., si zgjidhje të përhershme dhe të përgjithshme në kohë e vende të kësaj çështje, i zbriti të dërguarit të Vet ajetin: “Nuk ka detyrim në fe, rruga e drejtë është dalluar shumë qartë nga ajo e padrejta” (Bekare 256) dhe “Ju keni fenë tuaj e unë kam fenë time”. (Kafirun 6)

Për më shumë: www.bibladhekurani.com