Rrefimi i Suedezit të krishterë për pranimin e Islamit

Rrefimi i Suedezit të krishterë për pranimin e Islamit

 

Emri im është Saeed, jam 34 vjeç dhe jetoj në Suedi. Në qershor të vitit të kaluar deklarova shehadetin dhe u riktheva në fenë e bukur të Islamit. Kjo është historia ime se si unë u bëra një musliman.

Para se të zbuloja Islamin, isha krejtësisht jo i interesuar në fe – për mua kjo ishte diçka “për të tjerët, jo për mua”. Unë kam qenë katolik, por kurrë nuk jam kujdesur me të vërtetë për të, dhe kurrë në të vërtetë se kam kuptuar fenë e krishterë, Subhanallah. Thjesht nuk kishte kuptim për mua. Kështu që kam jetuar jetën time të regullt perëndimore pa menduar fare për fenë. Gjithashtu kam konsideruar veten si një ateist gjatë jetës sime para-islamike.

Pra, si mund një djalë jo-fetar si unë të bëhet një musliman praktikues? E pra gjithçka në thelb filloi në vjeshtë të vitit 2011, kur fillova të njohë muslimanë të ndryshëm në Facebook dhe në jetën reale, nëpërmjet veprimtarisë sime pro-palestineze. Ashtu si shumica e jo-muslimanëve perëndimor, në të vërtetë nuk dija shumë për Islamin kështu fillova të pyes miqtë e mi të rinj muslimanë në lidhje me gjëra të ndryshme. Ajo çfarë më fascinonte mua ishte se ata të gjithë u përgjigjën në të njëjtën mënyrë, krejtësisht të pavarur nga njëri-tjetri. Dhe, edhe pse ata nuk ishin aq fetar (praktikues), ata dinin shumë për fenë e tyre dhe gjithmonë më tregonin se ku mund të gjejë përgjigjet për pyetje të caktuara në Kuran. Kjo ishte mjaft impresionuese për mua, dhe çdo gjë që ata më thonin i jepte edhe më shumë kuptim.

Përpara se të filloj të flas me muslimanët kam dëgjuar recitime të Kur’anit, dhe gjithmonë ka pasur një gjë të vogël e cila dukej aq e bukur, edhe pse unë nuk kuptoja asgjë.
Kam dëgjuar disa hafëz të cilët qanin duke lexuar Kur’anin që me të vërtetë më prekën. Pastaj një natë kam ëndërruar për recitime të Kur’anit, disi në ëndërr kam kuptuar çdo fjalë të vetme të tij, edhe pse ishte në gjuhën arabe. Gjithashtu kam parë një xhami në ëndërr.

Pas kësaj, kam filluar të hetoj në detaje për Islamin dhe gjëja e parë që bëra ishte që ndalova ngrënien e mishit të derrit sepse papritmas më dukej e pështirë. Në mars të vitit 2012, fillova të lexoj Kur’anin në gjuhën suedeze nga fillimi deri në fund, ky lexim ndryshoi jetën time tërësisht. Kam mbetë aq i hipnotizuar nga Kur’ani, pasi më dha të gjitha përgjigjet që unë i kisha të nevojshme për të kuptuar Islamin, ndërkohë që lexoja, pyetjet vinin në mendjen time si “Pyes veten se çfarë Allahu thotë në lidhje me këtë, apo atë çështje … “dhe Subhanallah kur e ktheja faqen lexoja pikërisht përgjigjen që unë pyesja, sikur Allahu xh.sh. mbjellë pyetjen në mendjen time, kjo është arsyeja pse unë e ndjeva që Allahu xh.sh. më ka udhëzuar në rrugë të drejtë, dhe kur kam lexuar se Allahu xh.sh. udhëzon vetëm ato që Ai donë t’i udhëzojë ndërsa të tjerët i le të shkojnë në rrugë të gabuar, u ndjeva mjaftë i përulur dhe në shumë raste kam filluar të qajë. Pra, plot respekt për Allahun subhanehu ve teala dhe të dërguarin e Tij (savs) kam mësuar se si të kryej namazin. Kur po lexoja Kur’anin dhe fala namazin kam ndjerë thellë brenda meje diçka që është e vështirë për t’u shpjeguar. Unë vetëm mund të them se çdo gjë që ndjeva befas ishte aq e mirë dhe qëndrimi im për disa gjëra kishte ndryshuar.

Një mik i imi më sugjeroi të shkojë në një xhami dhe të bisedojë me muslimanët atje dhe imamin, të dëgjojë atë që ata kanë për të më thënë. Pra, në një të premte shkova në xhaminë lokale këtu dhe pas namazit bisedova me imamin, ai ishte me të vërtetë i lumtur për të dëgjuar në lidhje me përvojat e mia dhe madje edhe të tjerët që kishin qëndruar të dëgjojnë atë që unë kisha për të thënë, ishin aq të lumtur të më njihnin mua dhe gjithçka ishte shumë e bukur MashaAllah menjëherë u ndjeva sikur isha në mesin e vëllezërve. Pasi isha atje vendosa të dëshmoj shahadetin dhe të bëhem musliman. Në kokën time unë isha konvertuar tashmë, unë kryeja namazin rregullisht dhe ndalova të gjitha zakonet e mia të këqija të tilla si pirja e duhanit. Pra, në një të shtune qershori me datë 2, deklarova: “Ash-hadu an la ilaha illa allah, wa ash-hadu anna Muhammadan ‘abduhu wa rasuluhu”, dhe në atë moment u ndjeva sikur dikush po më hidhte ujë të ftohtë në qafën time.

Pasi u konvertova, Subhanallah jeta ime ka qenë aq pozitive dhe e mirë, falënderoj All-llahut xh.sh. për të gjithë riskun që më ka falë. Në shkurt të këtij viti u martova me një muslimane të mrekullueshme nga Maroku dhe po shikojmë drejt jetës tonë islame së bashku Inshallah.

 

Përktheu: Ferizate Ramadani

Burimi origjinal: Hadithoftheday.com

Burimi shqip: www.fejaevertete.com