Pranoi Islamin dhe tani thotë: “Nuk duhet të harrojmë se Zoti ynë është Mëshirues dhe i Dashur”

Es-Selamu alejkum ue Rahmetullahi ue Berekatuhu

Emri im është Erin-Eileen. Jam konvertuar në Islam. Arsyeja prapa këtij vendimi ka qenë e thjeshtë. Kam lexuar vetëm kapitullin e parë të Kur’anit dhe e dija se ishte e vërteta. Gjatë studimeve të vazhdueshme për Islamin, kuptova se Islami ishte shkencërisht i saktë. Unë jam person që mbështetet në logjikën. Fillimisht kam lindur në një familje mormone. Familja ime besojnë në “Biblën e shenjtë” dhe në librin e Mormonëve. Këtu kam gjetur shumë ajete që kundërshtonin shkencën.

Unë jam shumë kurioze dhe kureshtare, kështu që në shkollën e të dielës shpesh i pyesja pse disa vargje nuk përkonin me faktet shkencore. Ata më thonin “vetëm ke besim”. Dhe pikërisht kjo është ajo që kam bërë. Kam ndjekur verbërisht një fe, sepse kjo është ajo që pritej prej meje. Gjatë shkollës së mesme u bëra edhe më kurioze. Pyesja veten përse ndodhem në kishën ku më dërgonin prindërit e mi. Unë nuk besoja në Zot, por në besimin Mormon ju gjithashtu besoni se Jezusi (Paqja qoftë mbi të), ishte Perëndia vet. Kjo nuk kishte asnjë kuptim për mua. Shpesh bëhesha konfuze sepse nuk dija kujt t’i drejtohem për t’u lutur.

Vendosa të provoj krishterizmin, por edhe ata besojnë që Jezusi është Zoti, gjë e cila sërish nuk kishte asnjë kuptim për mua. Mbeta me pyetje pas pyetjeve. Deri sa gjeta Islamin. Kisha miq muslimanë dhe pashë se sa të lumtur dhe të vërtetë ishin ata në besimin e tyre. Pyeta veten çfarë ishte kaq intriguese për Islamin. Pashë që mediat po nxirrnin një Islam radikal i cili ishte në kundërshtim me atë që shihja tek miqtë e mi muslimanë. Ata ishin njerëzit më paqësor që kam hasur ndonjëherë. Diçka tjetër që më intrigonte ishte mbulesa apo hixhabi. Pashë që ajo nuk ishte vetëm një mbajtje e shamisë, por mënyra sesi kujdesen për veten. Ishte shumë elegante, ende e pavarur dhe e fuqishme. Atëherë fillova të veshë hixhabin dhe të shoh se si do të ndihesha. U ndjeva shumë më e fuqishme, ndërsa ndjenja e paqes erdhi tek unë ashtu siç nuk e kisha ndjerë asnjëherë më parë. Dhe kështu vendosa të bëhem Muslimane. Pastaj deklarova Shehadetin në xhami dhe ndjeva se e gjithë jeta ime po ndryshonte për të mirë.

Por më pas filluan uljet dhe ngritjet në besimin tim. Nëna ime ishte mjaft mbështetëse kur e kuptoi, por kishte dhe ditët e saja që ishte kundër saj. Babai ishte plotësisht kundër dhe vazhdon të jetë ende. In Shaa Allah do të ndryshoj. Pastaj ndjeva një detyrim ndaj prindërve të mi për të vazhduar në besimin tim të mëparshëm, sepse ajo i bënte të lumtur. Por thellë kjo më bëri të mjerueshme. Pak nga pak po bëja një jetë për t’u dukur. E vura re menjëherë dhe vendosa që është e nevojshme të ndryshoj. Pavendosmëria ka qenë gjithmonë dobësia ime, por e kisha të nevojshme të ndryshoj. U largova për një kohë nga të gjithë. Kohët e fundit po dilja me një të besimit mormon. E kuptova shpejt se çfarë po bëja. E dija, ishte e ndaluar, por si duket i bënte të lumtur prindërit e mi. Ishte ai momenti kur unë e kuptova … kur ishte hera e fundit që thashë shehadetin?

Një gjë e kuptova nga udhëtimi im në Islam nëse humbet shehadetin, ti ke humbur gjithçka. Në fakt unë isha shndërruar në jobesnike dhe po mëkatoja, kështu vendosa të pendohem. Ky ishte procesi më i vështirë, por më i dobishmi. Po i tregoja të dashurit që po dilja plotësisht qartë para të gjithve. Kështu përfundova me të. Iu tregova prindërve gjë që ishte më e vështira. Që kur kam treguar besimin tim në Islam, që nga fillimi nuk e kanë marrë me shumë seriozitet. Por këtë herë isha e vendosur dhe përhapa dashurinë time për Allahun xh.sh dhe të dërguarin e Tij Muhamet a.s. Sinqerisht fillova të studioj dhe të lutem, dhe të marrë pjesë në lutjet e së premtes me aq mundësi që kisha.

Kështu fillova të shohë ndryshime. Të ngadaltë, por të sigurtë. Për miqtë të cilët konvertohen, e kuptova se sa e vështirë është të braktisësh jetën e mëparshme. Por ne duhet të kujtojmë Zotin, që më pas Ai të na kujtoj. Ne duhet të kujtojmë se përse u rikthyem në vendin e parë. Nuk duhet të harrojmë që Zoti ynë është mëshirues dhe i dashur. Nëse Islami fillon të jetë i vështirë, atëherë jeni duke e bërë në mënyrë të gabuar. Sepse supozohet që sjellë lehtësi dhe paqe.

 

Përktheu: Ferizate Ramadani

Burimi origjinal: www.hadithoftheday.com

Burimi shqip: www.islamifejaevertete.com